U mbajtën sesionet informuese për skemën e granteve GrassRoots Action Support-GRAS

Në kuadër të projektit GRAS, Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Lens, dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan sesione informuese për organizatat e shoqërisë civile, nga datat 22 deri më 30 tetor 2018. Këto takime u mbajtën në shtatë qendrat kryesore të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë. Qëllimi kryesor i këtyre sesioneve informuese ishte që OSHC-ve, veçanërisht atyre me bazë në komunitet t’u sqarohen kriteret dhe procedurat e aplikimit, dhe t’u jepet mundësia për parashtrim të pyetjeve lidhur me këtë skemë.

Gjithashtu këto sesione informuese shërbyen edhe si mënyrë për të ngritur kapacitet e organizatave me bazë në komunitet në aspektin e përpilimit të projekt propozimeve përmes prezantimit të një manuali të shkurtër, të përgatitur për këtë qëllim i cili gjithashtu do të jetë i qasshëm online në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Serbe për të gjitha organizatat që nuk kishin mundësi të marrin pjesë në këto sesione.

Në këto sesione morën pjesë mbi 90 organizata të shoqërisë civile të profileve të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *