Programi i zhvillimit të kapaciteteve do të realizohet në dy mënyra:

  • Zhvillimi i kapaciteteve përmes lehtësimit, që përfshin zhvillimin e resurseve për ndërtim kapacitetesh të organizatave në lobim, avokim, hulumtim, dialog politik dhe përdorim të mjeteve në dispozicion për këto qëllime; dhe lehtësimin e udhëzimeve dhe shpjegimeve për vënien në praktikë të këtyre burimeve.
  •  Zhvillimi i kapaciteteve përmes trajnimit dhe mentorimit, që do të organizohet me qëllim të transferimit të njohurive individuale dhe organizative të fituara nga arsimimi përkatës apo nga përvoja në fushat e dhëna. Trajnimi do të synojë të ndihmojë OShC-të në implementimin e aktiviteteve të tyre lidhur me këtë grant, ndërsa mentorimi do të shënjestrojë udhëheqësit e organizatave dhe do t’u ofrojë atyre mbështetje të avancuar.