Thirrje e hapur për mentor

Mentorimi është një komponentë e mbështetjes jofinanciare, e cila do të organizohet me qëllim të transferimit të njohurive individuale dhe organizative, të fituara nga arsimi përkatës dhe përvoja e punës në fusha specifike nga ekspertët tek përfituesit. Përfituesit e mentorimit do të jenë OShC-të që kanë përfituar grante përmes thirrjes së parë të skemës GRAS. Mentori do të punojë drejtpërsëdrejti me udhëheqësit dhe strukturat drejtuese të organizatave për t’u siguruar atyre mbështetje të lartë në përcaktimin e drejtimit të organizatave të tyre sa i përket lobimit, avokimit dhe angazhimit në dialog politik.

Për më shumë detaje, shkarkoni Termat e Referencës: GRAS Mentor ToR ALB

Për të aplikuar dërgoni një CV, letër motivuese dhe dokumente të tjera përcjellëse në email adresën gras@iksweb.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni. Afati për aplikim është i hapur deri më datën 1 shkurt 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *