Thirrje për propozime për grante të vogla

 GrassRoots Action Support” – GRAS

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 20 Dhjetor 2019, ora 17:00h

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) janë duke implementuar   projektin “GrassRoots Action Support – GRAS”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë OSHC-të lokale, në veçanti organizatat me bazë në komunitet, për të kryer aktivitetet e tyre në ndikimin e vendimmarrjes publike përmes kontributeve të tyre profesionale / teknike dhe monitorimin e funksionimit të institucioneve publike.

Fushat kryesore tematike të ndërhyrjes janë:

  1. Qeverisja e mirë: pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia lokale
  2. Drejtësia Sociale: të drejtat socio-ekonomike
  3. Kultura dhe trashëgimia kulturore në nivel lokal

Dispozitat financiare:
Kjo thirrje për propozime do të ofrojë një minimum prej 18 grantesh të vogla për projektet me bazë në komunitet dhe do të kërkoj bashkëpunim me institucionet lokale, mediat apo institucionet qendrore për çështjet me ndikim lokal.

Shuma minimale për mbështetje financiare është EUR 3,000 dhe shuma maksimale është EUR 6,000.

Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Sidoqoftë, përparësi do t’u jepet aplikacioneve me bashkëfinancim të siguruar prej së paku 5% të kostos totale të projektit.

Kohëzgjatja:
Aktivitetet e zbatuara në kuadër të granteve nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj. Asnjë zgjatje nuk mund të planifikohet ose të jepet me këtë thirrje. Aplikanti duhet të specifikojë datat dhe kohëzgjatjen e saktë të aktivitetit në formularin e aplikimit.

Kush mund të aplikojë?

  • OShC-të lokale të regjistruara në Kosovë
  • Organizatat jo-fitimprurëse, shoqatat apo fondacionet
  • OShC-të cilat janë në gjendje të ofrojnë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikatën e regjistrimit, certifikatën e numrit fiskal) dhe dëshminë që kanë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj shtetit, përfshirë Administratën Tatimore, dhe informacione të llogarisë bankare)
  • OShC-të përfituese të thirrjes së mëparshme GRAS që kanë përfunduar projektet e tyre dhe kanë dorëzuar raportet përfundimtare duke pasur parasysh që propozimet e tyre për këtë thirrje NUK janë thjesht një përsëritje e projekteve të mëparshme; kjo do të thotë që propozimi të jetë i pranueshëm duhet të jetë: a) një iniciativë e ndryshme në fushëveprim, objektiv, aktivitete; b) një iniciativë e ngjashme në një kontekst të ndryshëm (p.sh. në një shkollë tjetër, komunë etj) mbi bazën e rezultateve të arritura gjatë thirrjes së parë. Në këtë rast, një aplikim është i qëndrueshëm vetëm nëse projekti është i përfunduar dhe për këtë arsye është e mundur të ndërtohet në arritjet dhe mësimet e fituara.

Sesionet informative:

  • Gjakovë – 26 nëntor (e martë) 12:00 – 15:00, Qendra Rinore / Zyret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal
  • Pejë – 27 nëntor (e mërkurë) 10;00 – 13:00, Qendra Rinore Zoom
  • Gjilan – 02 dhjetor (e hënë) 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Gjilan
  • Mitrovicë – 03 dhjetor (e martë) 10:00 – 13:00, Zyra e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal në Veri (ARDA)
  • Ferizaj – 04 dhjetor (e mërkurë) 12:00 – 15:00, Salla e Kuvendit Komunal, Rr. Dëshmorët e Kombit p.n
  • Prizren – 06 dhjetor (e premte) 10:00 – 13:00, Kino Lumbardhi, Rr. Remzi Ademi nr 4
  • Prishtinë – 10 dhjetor (e martë) 10:00 – 13:00, Qendra e Resurseve, Forumi për Iniciativë Qytetare, (FIQ), Pejton, Rruga Pashko Vasa nr.1

Procesi i aplikimit:
Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet në dy forma:

  • Shkarkimi i formularëve nga ueb faqja e projektit www.grasks.com , plotësimi dhe dorëzimi me e-mail në gras@iksweb.org , ose
  • Aplikimi përmes e-tool, një formulari të aplikimit online i cili mund të qaset nga vegëza https://grasks.com/apliko-online/ dhe i cili udhëzon aplikuesit gjatë gjithë procesit të plotësimit të aplikacionit në një format të mësimit hap pas hapi.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, më së largu deri më 20 dhjetor 2019, ( e premte) ora 17:00h
Pyetjet në lidhje me këtë thirrje për propozime mund të shkruhen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, në gras@iksweb.org më së largu deri më 13 dhjetor 2019.