Prezantimi i raportit “Hartëzimi i organizatave lokale dhe me bazë në komunitet në Kosovë”

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Firedrich Ebert Stiftung, mbajti një punëtori për të prezantuar raportin mbi “Hartëzimin e organizatave lokale dhe me bazë në komunitet”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i rezultateve të një hulumtimi që synonte një analizë të përgjithshme të OShC-ve lokale dhe atyre me bazë në komunitet, identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre për mbështetje në përpjekjet e tyre drejt avokimit dhe angazhimit në bërjen e politikave.
Raporti nxjerr një numër çështjesh të cilat kryesisht kanë të bëjnë me kapacitetet organizative të OShC-ve, qëndrueshmërinë financiare dhe institucionale, lidhjet e tyre me komunitetin, mobilizimin e vullnetarëve, etj.
Rezultatet e raportit do të përdoren për hartimin e një mbështetjeje dhe ndihme teknike ndaj OShC-ve lokale dhe atyre me bazë në komunitet, si grupi kryesor i targetuar i GRAS, i cili do të ofrohet gjatë implementimit të projektit përmes mbështetjes financiare dhe programit për ngritjen e kapaciteteve. Punëtoria mblodhi një numër të OSHC-ve, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues nga institucionet publike dhe media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *