Sot, është mbajtur punëtoria informative për 14 organizata të shoqërisë civile përfituese të granteve që janë alokuar në kuadër të thirrjes së dytë për propozime të projektit “GrassRoots Action Support – GRAS”, project i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/ European Union Kosovo dhe zbatohet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.
Gjatë punëtorisë janë prezantuar procedurat e raportimit narrativ dhe financiar si dhe udhëzuesit mbi dukshmërinë. Pjesëmarrësit u njoftuan edhe me mundësitë e përfitimit nga mentorimi dhe trajnimi i cili do të ju ofrohet organizatave në kuadër të projektit GRAS.

Punëtoria është zhvilluar në hapësirat e Qendrës së Resurseve të Forumit për Iniciativa Qytetare/ Resource Center Kosovo