Ka përfunduar cikli i sesioneve informuese rreth procesit të aplikimit për Propozime pë Grante të Vogla, në kuadër të projektit “GrassRoots Action Support” i cili financohet nga Bashkimi Europian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në partneritet me Lens, dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), zyra në Kosovë.

Sesionet informuese janë zhvilluar në Gjakovë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë.

Thirrja për Grante të vogla është e hapur deri më 20 dhjetor 2019, (e premte) ora 17:00h