Skema e granteve

Ndihma financiare për organizatat me bazë në komunitet do të organizohet në tri thirrje për aplikim. Qëllimi kryesor i kësaj mbështetjeje financiare është të asistojë organizatat me bazë në komunitet në zhvillimin e aktiviteteve të tyre në ndikimin e vendimmarrjes publike përmes inputeve të tyre profesionale/teknike dhe përmes monitorimit të institucioneve publike.
Për të asistuar aplikantët gjatë përgatitjes së aplikacioneve të tyre është zhvilluar një e-tool si pjesë e projektit. Qëllimi i këtij e-tool është që në një anë të ndihmojë organizatat me bazë në komunitet në përgatitje të projekt propozimeve dhe në anën tjetër të thjeshtësojë procesin e përzgjedhjes së përfituesve dhe të rrisë transparencën. Aplikantët do të kenë dy mundësi aplikimi: ata mund të aplikojnë online përmes e-tool ose mund t’i shkarkojnë dokumentet e nevojshme nga ueb sajti dhe t’i dorëzojnë ato në kopje fizike ose përmes adresës elektronike.