Thirrja për propozime për grante të vogla

GrassRoots Action Support” – GRAS

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 12 Nëntor 2018

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) janë duke implementuar projektin “GrassRoots Action Support – GRAS”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi kryesor i projektit “GrassRoots Action Support-GRAS” është të mbështesë konsolidimin e një kulture tolerante dhe demokratike në Kosovë duke forcuar menaxhimin e brendshëm, llogaridhënien dhe transparencën e shoqërisë civile në nivel lokal. Projekti ka dy objektiva specifike: 1) të përmirësojë të kuptuarit e OSHC-ve për proceset e politikave dhe të institucioneve e akterëve të tjerë relevantë për t’u mundësuar atyre që në mënyrë efektive të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare, veçanërisht në nivel lokal; dhe 2) të zhvillojë kapacitetet e OSHC-ve me qëllim që të rritet në mënyrë efikase pjesëmarrja e tyre në procesin e hartimit të politikave.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë OSHC-të lokale, në veçanti organizatat me bazë në komunitet, për të kryer aktivitetet e tyre në ndikimin e vendimmarrjes publike përmes kontributeve të tyre profesionale / teknike dhe monitorimin e funksionimit të institucioneve publike.

Fushat kryesore tematike të ndërhyrjes janë:

  1. Qeverisja e mirë: pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia lokale
  2. Drejtësia Sociale: të drejtat socio-ekonomike
  3. Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore në nivel lokal

Dispozitat financiare:

Kjo thirrje për propozime do të ofrojë një minimum prej 20 grantesh për projektet me bazë në komunitet.

Shuma minimale për mbështetje financiare është 3,000 euro dhe shuma maksimale është 6,000 euro.

Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Sidoqoftë, përparësi do t’u jepet aplikacioneve me bashkëfinancim të siguruar prej së paku 5% të kostos totale të projektit.

Kohëzgjatja:

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të granteve nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të projektit dhe duhet të përfundojnë jo më vonë se më 31 maj 2018. Vetëm në raste të jashtëzakonshme projektet me afat më të gjatë se 6 muaj (por jo më shumë se 12 muaj) do të financohen, dhe atë vetëm pasi të kenë ofruar një arsyetim të fortë për një periudhë të tillë implementimi.

Kush mund të aplikojë?

  • OShC lokale të regjistruara në Kosovë
  • Organizatat jo-fitimprurëse, shoqatat apo fondacionet
  • OSHC-të tëcilat janë në gjendje të ofrojnë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikatën e regjistrimit, certifikatën e numrit fiskal) dhe provën që kanë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj shtetit, përfshirë Administratën Tatimore dhe informacione të llogarisë bankare)

Sesionet informative:

  • Prishtinë – 22 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Informative dhe Kulurore EUICC/EU, Rr. “Nëna Tereza” nr.36
  • Gjakovë – 23 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore/Zyret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal
  • Mitrovicë – 24 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Zyret e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal në Veri (ARDA)
  • Ferizaj – 25 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Orchide Restaurant, Rr. Ahmet Kaqiku, nr. 35
  • Pejë –26 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Zoom
  • Prizren –29 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Kino Lumbardhi, Rr. Remzi Ademi, nr. 4
  • Gjilan –30 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Gjilan

Procesi i aplikimit:

Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet në dy forma:

  • Shkarkimi i formularëve nga ueb faqja e projektit grasks.com, plotësimi dhe dorëzimi me e-mail në gras@iksweb.org , ose
  • Aplikimi përmes e-tool, një formulari të aplikimit online i cili mund të qaset nga vegëza https://grasks.com/apliko-online/ dhe i cili udhëzon aplikuesit gjatë gjithë procesit të plotësimit të aplikacionit në një format të mësimit hap pas hapi.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Udhëzimet më të detajuara për aplikim dhe  formularët për aplikim mund të shkarkohen në https://grasks.com/apliko/

Pyetjet në lidhje me këtë thirrje për propozime mund të shkruhen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, në gras@iksweb.org 

2 Responses

  1. Kafu thotë:

    Pershendetje,

    Shpresoj qe jeni mire dhe punet po ju shkoin mbar.

    Kur po flisni per – Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore në nivel lokal- se ne thirrje spo eshte e specifikune a mund te hyj edhe festivali multietnik qe ka perqellim promovimin e kultures multietnike ne Kosove sic eshte Erdhlezeti?
    Dhe Pytja e dyte cilat nga linjat buxhetore nuk i finacon ky grand ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *