Ekspert i jashtëm për kryerjen e një studimi pasues

Projekti GRAS financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit të tyre për Ndihmë të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor 2016-2017. Ai mbështet organizatat me bazë në komunitet në drejtim të rritjes së rolit të tyre në një mjedis demokratik përmes monitorimit dhe pjesëmarrjes në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes. Projekti do të ofrojë mbështetje financiare dhe jo-financiare gjatë asistimit të organizatave me bazë në komunitet në përpjekjet e tyre për të përfaqësuar më mirë interesat e komunitetit në mjediset e tyre përkatëse. 


Qellimi i shërbimit
Qëllimi i këtij aktiviteti është të kryejë një studim pasues për të përcaktuar ndikimin e projektit të financuar nga BE të titulluar “GrassRoots Action Support-GRAS”, i zbatuar nga Iniciativa Kosovare e Stabilitetit IKS, LENS dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra e Prishtinës. Sondazhi pasues do të bazohet dhe do të konsiderohet si vazhdim i hulumtimit të bërë në fillim të projektit “Hartimi i OShC-ve Lokale dhe në Komunitet”. 


Informata me të hollësishme mund të gjeni në Termet e references: LINKU