Projekti GRAS financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit të tyre për Ndihmë të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor 2016-2017. Ai mbështet organizatat me bazë në komunitet në drejtim të rritjes së rolit të tyre në një mjedis demokratik përmes monitorimit dhe pjesëmarrjes në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes. Projekti do të ofrojë mbështetje financiare dhe jo-financiare gjatë asistimit të organizatave me bazë në komunitet në përpjekjet e tyre për të përfaqësuar më mirë interesat e komunitetit në mjediset e tyre përkatëse.

Qëllimi i shërbimit

Qëllimi i këtij aktiviteti është të bëjë një vlerësim të jashtëm mbi performancën e projektit të financuar nga BE me titull “GrassRoots Action Support-GRAS”, i implementuar nga Iniciativa Kosovare e Stabilitetit – IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra e Prishtinës.

Kapacitetet e kërkuara
Më poshtë janë aftësitë minimale kryesore që kërkohen për ekzekutimin e duhur të fushës së mësipërme të punës:

  • Përvojë të dëshmuar për të punuar në aktivitete të ngjashme.
  • Ka kualitetet e nevojshme njerëzore dhe teknike për ta përfunduar detyrën brenda afatit të caktuar me profesionalizëm të lartë.
  • Përvojë të dëshmuar me Sektorin e Shoqërisë Civile dhe Donatorët, mundësisht Komisioni Evropian

Forma e Aplikimit

Aplikantët e interesuar duhet të shkruajnë në gras@iksweb.org me kërkesën për ToR dhe dokumentet e tjera të aplikimit.

Aplikimet duhet të dorëzohen para datës 06 korrik 2020, deri në orën 17:00.