Portretizimi dhe vlerësimi i nevojave të organizatave me bazë në komunitet është ndërmarrë me qëllim të qartësimit të definicionit të organizatave me bazë në komunitet të aplikuar në Kosovë, identifikimit të nevojave të këtyre organizatave dhe përcaktimit të kritereve të kualifikimit të tyre për ndihmë financiare. Veç kësaj, nga ky informacion i siguruar do të nxjerrët edhe një listë e organizatave me bazë në komunitet e cila do të përmbajë informacione themelore për këto organizata, përfshirë të dhënat e tyre të kontaktit, në mënyrë që të sigurohet kontakti me to edhe pas përfundimit të këtij aksioni. Lista do të jetë e hapur dhe e qasshme online për publikun.