Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) është një organizatë e pavarur jofitimprurëse e themeluar në vitin 2004 me synim realizimin e hulumtimeve empirike dhe analizave të zhvillimeve të rëndësishme socio-ekonomike në Kosovë. Që atëherë, IKS-i ka evoluar në një nga anëtarët më të shquar të shoqërisë civile në Kosovë me një fokus të fortë në zhvillimin e sektorit të OSHC-ve si një nga programet e tij. IKS ka implementuar gjithashtu një projekt të madh për adresimin e disa faktorëve që ndikojnë cilësinë e dialogut social në Kosovë përmes procesit të lehtësimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në politikat zhvillimore të Kosovës.

info@iksweb.org

+381 38 260 600

Sylejman Vokshi, 50/2, Prishtinë

LENS është një organizatë e pavarur, jopartiake dhe jofitimprurëse me bazë në Prishtinë. Lens është themeluar më 20 maj 2010 nga ekspertë të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe entuziastë të shoqërisë së hapur. Qëllimi i punës së LENS-it përfshin rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare, mbrojtjen e të drejtave të privatësisë, promovimin e mediave të lira dhe profesionale, mundësimin e ushtrimit të të drejtave të individëve dhe komuniteteve nëpërmjet qasjes më të mirë në informacion, si dhe inkurajimin e autoriteteve qendrore dhe lokale që të adresojnë më mirë nevojat e komunitetit.

info@ngolens.org

+381 38 74 81 50

Sylejman Vokshi, 25/6, Prishtinë

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani me një traditë të pasur në demokracinë sociale që daton nga themelimi i saj në vitin 1925. Puna e fondacionit politik në Gjermani dhe në 105 zyrat e tjera jashtë vendit përqendrohet në idetë dhe vlerat kryesore të demokracisë sociale – liria, drejtësia dhe solidariteti. Zyra e FES-it në Prishtinë është funksionalizuar në qershor të vitit 2000 dhe që atëherë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë përmes financimit të shumë aktiviteteve, sidomos për nismat me bazë në komunitet, shpesh të realizuara nga organizatat me bazë në komunitet të cilat gjithashtu kanë përfituar nga grantet.

contact@fes-prishtina.org

+381 38 609 900

Mujo Ulqinaku,  4/10, Prishtinë