U mbajt takimi i parë me përfituesit e thirrjes së dytë nga Gras

Sot, 14 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për grante që janë alokuar për projektet fituese në kuadër të thirrjes së dytë për propozime “GrassRoots Action Support-GRAS”.

Organizatat përfituese të granteve do të zbatojnë projektet në fushat tematike:
– Qeverisja e mirë: Pjesëmarrja qytetare dhe përgjegjësia lokale,
– Drejtësia Sociale: Të drejtat socio-ekonomike dhe
– Kultura dhe trashëgimia kulturore në nivelin lokal.

Projekti “GrassRoots Action Support – GRAS”,  zbatohet nga Iniciativa Kosovare e Stabilitetit – IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra e Prishtinës, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Partnerëve të rinj, ju dëshirojmë suksese në realizimin e aktiviteteve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *